Afro 25 mijë të vdekur nga lufta në Gaza NULL NULL 20.01.2024 11:44 20.01.2024 11:44 Palestinezët mbajnë zi për viktimat nga bombardimet izraelite në Rafah Numri i personave të vdekur që data 7 tetor, prej kur kanë nisur luftimet në Gaza, i është afruar shifrës 25 mijë. Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të lënduar janë mbi 62 mijë persona nga sulmet izraelite, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. “Të paktën 24,927 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 62,300 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori”, thuhet në njoftim.