Afganistan: 18 të vdekur në aksident NULL NULL 03/05/2015 03/05/2015 Së paku 18 persona kanë vdekur pasi një minibus ra në një përroskë në provincën Badghis të Afganistanit. Mirwais Mirzakwal, zëdhënës i guvernatorit provincial, ka thënë se aksidenti i së dielës që ndodhi në veriperëndim të vendit mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e tepërt dhe vozitja e pakujdesshme. Infrastruktura e dobët rrugore si dhe mos kujdesi në vozitje janë ndër shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Afganistan. Sipas shifrave të Organiaztës Botërore të Shëndetësisë, në këtë vend brenda një viti në aksidente të trafikut e humbin jetën rreth 6 mijë njerëz.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022