Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Afganistan: 18 të vdekur në aksident

NULL NULL
03.05.2015 14:58

Së paku 18 persona kanë vdekur pasi një minibus ra në një përroskë në provincën Badghis të Afganistanit.

Mirwais Mirzakwal, zëdhënës i guvernatorit provincial, ka thënë se aksidenti i së dielës që ndodhi në veriperëndim të vendit mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e tepërt dhe vozitja e pakujdesshme.

Infrastruktura e dobët rrugore si dhe mos kujdesi në vozitje janë ndër shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Afganistan.

Sipas shifrave të Organiaztës Botërore të Shëndetësisë, në  këtë vend brenda një viti në aksidente të trafikut e humbin jetën rreth 6 mijë njerëz.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.