Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj! NULL NULL 21.11.2022 18:23 21.11.2022 18:23 Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 5 dhjetorit, Big Brother VIP Kosova vazhdon të na surprizojë. Madhështia e programit të netëve Prime do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është blogeri nga Shqipëria, Olti Curri. Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga femrat më të bukura dhe më seksi në trojet shqipfolëse. Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë! Është Afërdita Paqarada! Ish-Missi i parë i Kosovës, vajza që theu akujt dhe tabutë e kohës duke u sfiluar me bikini që në vitin 1990, Afërdita Paqarada do të jetë e pranishme në cilësinë e opinionistes në çdo Prime të Big Brother VIP Kosova. Paqarada e Curri do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi. Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga 5 dhjetorit ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.