Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aeroplani publik shndërrohet në privat për çiftin (FOTO)

NULL NULL
20.03.2022 12:49

Një çift u habit kur panë se ishin të vetmit pasagjerë që fluturonin nga Korfuzi për në Manchester, në një Jet2.

Kevin McCuillon dhe Samantha, u trajtuan si VIP në fluturimin tre orë e gjysmë.

Çifti po shijonte aq shumë pushimet njëjavore në Korfuz, saqë vendosën ta zgjasin edhe disa ditë qëndrimin, ndaj rezervuan fluturime të reja me Jet2.

“Kur mbërritën në aeroport të shtunën në mbrëmje, filluan të kuptonin se diçka nuk ishte në rregull pasi nuk dukej se kishte pasagjerë të tjerë”.

“Ishte e pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se do të udhëtoja vetëm në një avion. Kur shkuam për të kontrolluar fluturimin, menduam se ishte pak e çuditshme që askush nuk ishte aty pranë, nuk kishte ende asnjë pasagjer tjetër në kontrollin e pasaportave dhe fillova të më kapte pak paniku”, tha Samantha.

“Dyshova nëse diçka nuk shkonte dhe apo nëse fluturimi ynë ishte anuluar ose ishim vonë, aeroporti ishte aq i qetë, por stafi na siguroi se gjithçka ishte në rregull”.

“Pastaj arritëm në aeroplan dhe ngjitëm shkallët, kapiteni ishte aty me dy stjuardesa dhe na thanë se ishim të vetmit që shkonim në aeroplan”.

“Stjuardesa tha se ne mund të bëjmë çfarë të duam dhe ta trajtojmë avionin si avionin tonë privat – mund të vrapojmë lart e poshtë në korridor dhe të bëjmë atë që donim”.

Ekuipazhi i tha çiftit se duke qenë se duhej të ktheheshin në Manchester, ata vendosën të mos anulonin fluturimin, shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte e mahnitshme, stafi ishte i mrekullueshëm, ata na dhanë shampanjë për të pirë, ëmbëlsira për të ngrënë, nuk kishim të paguanim për asgjë”, shtoi ajo.

lajme të ngjashme