Aeroplani i linjës Lion-Stamboll bëri ulje emergjente në aerportin e Tiranës, pasagjeri preu venat e dorës NULL NULL 22.05.2024 16:09 22.05.2024 16:09 Aeroplani në pistë Aeroplani i linjës Lion-Stamboll, bëri një ulje emergjente në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”. Kjo pasi një nga udhëtarët i preu venat (damarët e dorës) me brisk, raporton Top-Channel transmeton Klankosova.tv Shtetasi afgan, M.N, 40-vjeç është dërguar në spital ku po trajtohet. Raportohet se ai është në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e sotme/ Klankosova.tv