Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adriatik Kelmendi po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias

NULL NULL
12.04.2025 11:29

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon në Klan Kosova, po merr pjesë në punimet e Forumit Diplomatik të Antalias (ADF), me ftesë të ministrisë së Jashtme të Turqisë.

ADF 2025 po mbahet nën patronazhin e Recep Tayyip Erdogan, President i Republikës së Turqisë dhe organizohet nga Hakan Fidan, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, të cilët edhe mbajtën fjalimet hapëse të forumit.

Në ADF 2025 po marrin pjesë rreth 6000 personalitete nga 150 vende të botës, duke ofruar një platformë dinamike dhe gjithëpërfshirëse që bashkon liderë globalë, përfshirë kryetarë dhe kryeministra, ministra, diplomatë, liderë opinionesh, ekspertë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, akademikë, profesionistë të biznesit dhe mediave.

Tema bosht e edicionit të sivjetmë të forumit është “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një paraqitje të veçantë në një sesion të Forumit, ndërsa pjesëmarrës të tjerë nga Kosova janë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Punimet e ADF, i cili është një ndër takimet më të mëdha botërore në fushën e politikës dhe diplomacisë, mbahen nga 10-13 prill.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.