Adoleshenti fiton mbi 9 milionë dollarë në ofertat për bursa universitare - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adoleshenti fiton mbi 9 milionë dollarë në ofertat për bursa universitare

NULL NULL
26.04.2023 14:23
Adoleshenti fiton

Një student 16-vjeçar në shtetin amerikan të Luizianës ka marrë oferta për bursa universitare që kapin vlerën e mbi 9 milionë dollarëve.

Dennis Barnes, i cili është në vitin e tij të fundit në Shkollën e Mesme Ndërkombëtare të New Orleans, aplikoi gushtin e kaluar në 200 kolegje në të gjithë vendin.

Ai deri më tani është pranuar në 125 shkolla dhe shpreson për më shumë oferta para se të vendosë se ku do të regjistrohet, transmeton Klankosova.tv.

Ofertat e bursave mund të bëjnë që Barnes të vendosë një rekord të ri kombëtar së shpejti.

“Qëllimi im është të arrij 10 milionë dollarë,” i tha ai medias lokale WWL-TV, e cila së pari raportoi shumën mahnitëse që studenti ka grumbulluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të bënte që Barnes të thyente një rekord amerikan të vendosur tre vjet më parë nga një tjetër nga Luiziana, Normandie Cormier.

Cormier, e cila ndoqi Universitetin Xavier të Luizianës iu ofrua ndihmë totale prej 9.4 milionë dollarë nga rreth 140 shkolla në 2019.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.