Adnan Dibrani rizgjedhet deputet në Parlamentin e Suedisë NULL NULL 16.09.2018 10:19 16.09.2018 10:19 Adnan Dibrani ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë. Dibrani ka dalë më i votuari në regjionin e Halandit, duke fituar në të gjitha qytetet e këtij regjioni, njofton Klan Kosova. Ai është pjesë e Partisë Socialdemokrate, që poashtu ka dalë fituese e zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar. Në këto zgjedhje ka pasur edhe shqiptarë të tjerë që kanë garuar duke hyrë vetëm në topdhjetëshe nëpër regjione. Lajmin për zgjedhjen e Dibranit si deputet e ka dhënë përmes Facebook, gazetari Astrit Gashi, i cili jeton atje.