Adnan Blaku flet pas sulmit qe iu bë gjatë ndeshjes Llapi – Vushtrria (VIDEO) NULL NULL 01.06.2025 11:54 01.06.2025 11:54 Adnan Blaku, i njohur si “Sofija” ka folur për sulmin që pati ditën e djeshme nga tifozët e klubit të Vushtrrisë në “Weekend” në Klan Kosova. Ai tha se mbeti i habitur dhe i befasuar, duke shtuar se nuk ka mbetur i hatruar. Blaku shtoi se mbase ka bërë ndonjë reagim që ka rezultuar në sharje, pastaj në sulm. “Në stadium ka nervozë momentale, ka sharje e fyerje, nuk është bibliotekë. Isha në stadium për ta përkrahur Llapin. Në Vushtrri kam shumë miq. Dhe nuk du me njollos atë bukuri që e kanë sjellë dje aty tifozat”, tha Blaku. Ndiqeni videon për më shumë detaje: