Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi NULL NULL 17.05.2025 12:25 17.05.2025 12:25 Foto nga NBC News Administrata Trump po punon në një plan për të zhvendosur përgjithmonë deri në 1 milion palestinezë nga Rripi i Gazës për në Libi, sipas NBC News. Plani është nën konsideratë mjaft serioze saqë administrata e ka diskutuar atë me udhëheqjen e Libisë, sipas burimeve të NBC News, transmeton Klankosova.tv. Në këmbim të rivendosjes së palestinezëve, administrata potencialisht do t’i lëshonte Libisë miliarda dollarë fonde që SHBA-ja ngriu më shumë se një dekadë më parë.