Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Administrata e UP-së e vendosur për vazhdimin e grevës

NULL NULL
25.01.2019 11:45

Punëtorët e adminstratës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po mbajnë një takim ku po shprehin pakënaqësitë për koeficientin e ulët në Ligjin për Pagat, njofton Klan Kosova.

Ata përpos Qeverisë i kanë bërë apel edhe SBASHK-ut që ta trajtojë edhe çështjen e tyre si dhe të mos e ndalin grevën në arsim derisa të realizohen edhe kërkesat e tyre.

Punëtorët e administratës së UP-së thonë së  se me ligjin e ri për paga, rroga e tyre do të zvogëlohet dhe njëherit kanë kërkuar nga sindikata e arsimit që t`i informojë se sa ka lëvizje në koeficinetin e rrogave të tyre.

Kjo administratë është shprehur e vendosur që ta vazhdojë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre derisa i kanë bërë thirrje menaxhmentit të Rektoratit që të merren me punëtorët e administratës që sipas tyre kanë shumë punë e angazhime, kurse paguhen më së paku, njofton Klan Kosova.

Sot ka hyrë në ditën e dhjetë greva e përgjithshme  në  sektorin e arsimit në Kosovë.

Ditë më parë Universiteti i Prishtinës iu bashku SBASHK-ut në këtë grevë, gjë që bëri studentët të mos kenë mundësi t’u nënshtrohen provimeve të paraqitura në fillim të janarit./klankosova.tv/.

lajme të ngjashme