Administrata e Kryeqytetit me 60% staf gra, drejtoria e Kulturës pa asnjë burrë (VIDEO) NULL NULL 11.03.2023 22:02 11.03.2023 22:02 Komuna e Prishtinës i ka gjithsej 17 drejtori, e 7 i udhëheqin gratë. Është Adelinë Sahiti, që udhëheq me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, Beisanë Musmurati është në krye të Arsimit, e Arta Balaj drejton Kulturën. Edhe kuleta e kryeqytetit i është besuar një gruaje, e ajo është Valbona Ahmeti-Makolli. Doruntinë Maloku udhëheqë me Pronën, Mimoza Sylejmani drejton Planifikimin Strategjik e Donika Çetta parqet, raporton Ju Flet Prishtina. Në fakt në Komunën e Prishtinës, edhe pozita e nënkryetarit i takon një gruaje, Donjeta Sahatçiut. Ndërkaq në total nga 727 punonjës sa ka ky institucion i qeverisjes lokale, 301 prej tyre janë gra. Kurse Drejtoria e Kulturës që ka 5 nëpunës, nuk ka asnjë burrë, kurse ajo e financave i ka 54 persona staf dhe prej tyre 31 gra. Ndërkaq nga 51 anëtarë sa ka Kuvendi Komunal, 17 nga ta janë të gjinisë femërore. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.