Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman, babain e ka nga Mitrovica e nënën nga Bosnja

NULL NULL
03.01.2025 12:52

Adis Selimi është kandidat për deputet në Bundestagun gjerman në zgjedhjet e vitit 2025.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se Selimi e ka babain nga Mitrovica dhe nënën nga Bosnje e Hercegovina.

Në një postim në Facebook, Ajeti ka thënë se takimin e parë të vitit 2025 e pati me Adisin.

“Takimin e parë të vitit 2025 e nisa me Adis Selimin, një figurë premtuese në politikën gjermane dhe kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 106 (Düsseldorf II). I lindur në vitin 1994 në Unterbilk, Adisi vjen nga një familje e përzier – babain nga Mitrovica dhe nënën nga Bosnja dhe Hercegovina. Përmes një angazhimi të vazhdueshëm në politikë, ai tashmë ka filluar të lërë gjurmë të rëndësishme në partinë SPD, nën siglën e të cilën kandidon për deputet”, ka shkruar Ajeti.

Ajeti i ka uruar suksese Selimit në kandidimin e tij. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.