Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adhuruesit e filmit i gëzohen kinemasë së re

NULL NULL
15.10.2016 09:05

Për shumë vite me radhë Kinemaja ABC ishte e vetmja kinema e kryeqytetit të Kosovës, që sillte për adhuruesit e filmit premierat botërore dhe ato shqiptare.

Po të gjithë dashamirët e kinematografisë së shpejti do të kenë rast t’i gëzohen kinemasë së re në Prishtinë.

Bëhet fjalë për kinemanë Cineplex, që do të hapet së shpejti në një nga qendrat tregtare të qytetit.

Lajmin e pati bërë të ditur në fund të vitit 2015 kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se Prishtina do të bëhet pjesë e familjes së qyteteve që kanë kinema me teknologjinë e fundit.

“Një lajm i mirë për Prishtinën. Sapo më informuan se është arritur marrëveshja në mes të një kompanie kosovare dhe Cineplex për hapjen e kinemasë-multiplexit të parë në Kosovë në pranverën e vitit 2016”.

“Prishtina bëhet pjesë e familjes së qyteteve me kinema me teknologjitë e fundit”.

“Besoj se kompanitë do t’i bëjnë publike detajet e këtij investimi dhe njëkohësisht iu uroj sukses në Prishtinë. Filmdashësve, si puna ime, iu uroj hapje sa më të shpejtë të kinemave”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Zëri. 

lajme të ngjashme