Adhuruesi i kafshëve: Qeni na ndihmon edhe në heqjen e stresit (VIDEO) NULL NULL 15.10.2022 12:18 15.10.2022 12:18 Këtë të shtune në emisionin “Familja ime” është diskutuar për kujdesin dhe dashurinë ndaj kafshëve. Arbnor Cana, adhurues i kafshëve, ka treguar se kur ka vendosur që të ketë një kafshë shtëpiake. “Vendimi ka qenë në njëfarë mënyre një lloj unanimiteti. Koha kur e kemi marrë Locon ka qenë koha e pandemisë dhe donim të kemi dikë që na largon nga ato lajme dhe konspiracione që gjatë asaj kohe kanë qenë stresuese”. Cana ka thënë që e kanë përzgjedhur këtë racë për shkak të ambientit ku jetojnë. “Kemi hulumtuar raca të ndryshme, por për shkak të rrethanave se ku jetojmë e kemi marrë një qen më të vogël dhe në bazë të hulumtimeve e pamë që ky lloj ishte më i miri”.