Adeyemi viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, bën edhe shqiponjën NULL NULL 28.05.2025 09:27 28.05.2025 09:27 Karim Adeyemi te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë, 27 maj, 2025. Foto: Profili zyrtar / Instagram Dhëndri i Kosovës, futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, ditëve të fundit po qëndron në Kosovë. Sipas pamjeve që i ka shpërndarë ai vetë në profilet e tij në rrjete sociale, Adeyemi ka vizituar memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, ku ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës dykrenore. Karim Adeyemi te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë, 27 maj, 2025. Foto: Profili zyrtar / Instagram Në këtë vizitë, ylli gjerman është i shoqëruar me gruan e tij, këngëtaren Loredana Zefi, sikurse edhe me disa miq të tyre. Postimin e futbollistit e ka shpërndarë edhe Loredana, duke ia bashkëngjitur një zemër. Karim Adeyemi te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë, 27 maj, 2025. Foto: Loredana / Instagram Çifti Adeyemi kanë një kohë që janë bashkë. /Klankosova.tv