Adeyemi me tri e Guirassy me dy e shembin Celticun NULL NULL 01.10.2024 23:00 01.10.2024 23:00 Borussia Dortmundi e ka mundur Celticun me rezultat të thellë, 7:1, në Ligën e Kampionëve. Në një moment rezultati kishte qenë 1:1 pas golave të Emre Canit të Bletave dhe Daizen Maedas së Keltëve. Por, Karim Adyemei me tre gola, Serhou Guirassy me dy, dhe Felix Nmecha me një, bënë që vendësit ta tronditin kampionit skocez. Kjo është fitorja e dytë për klubin gjerman në këtë edicion, dhe humbja e parë për Bardh e Gjelbrit që fituan në xhiro ne parë ndaj Slovan Bratislavës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.