Ademi takohet me Fodën: Bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares NULL NULL 18.06.2025 13:33 18.06.2025 13:33 Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në Vjenë të Austrisë me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili së fundmi e mori një ofertë të majme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, respektivisht nga klubi Al Wahda. “Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, shkroi ai në Facebook transmeton Klankosova.tv. Ditëve të fundit, është raportuar se Foda mund të paguhet afro 3 milionë euro në vit nëse e pranon ofertën arabe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.