Ademi: Minatorët po vuajnë për ekzistencë, protestojmë që pagat të ekzekutohen (VIDEO) NULL NULL 14.08.2024 00:13 14.08.2024 00:13 Fevzi Ademi, anëtar i kryesisë së sindikalistëve thotë se minatorët e “Trepçës” janë duke vuajtur për ekzistencë për shkak se pagat nuk po iu dalin. “Gjendja financiare e minatorëve është e rënduar për arsye se 90 për qind e punonjësve të minieries së Trepçës janë në kredi dhe po marrin ndëshkime, plus asaj inflacioni ka ndodhur në shtetin tonë, me një pagë mujore çdo muaj pasues ta marrësh nuk mund të ia dalësh e lërë më për dy muaj e gjysmë. Për ekzistencë janë duke vuajtur minatorët”, tha ai. Ademi thotë se protesta e paralajmëruar për të enjten para qeverisë, do të mbahet me kërkesën e vetme që pagat të ekzekutohen. “Kërkesa është e vetme – ekzekutimi i pagave dhe asgjë tjetër, nuk ka kërkesë për kushte më të mira – që janë kushte shumë të vështira. Nëse menaxhmenti dhe bordi që nesër të ekzekutohet, protesta nuk do të mbahet”, u shpreh ai në “Edicionin Special” të Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 4 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 10 orë më parë