Ademi: Banorët e ndërtesës treguan se 24-vjeçarja nga Gjakova kishte pasur stres psikologjik së fundmi (VIDEO) NULL NULL 07.11.2025 08:32 07.11.2025 08:32 Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevri Ademi, ka thënë se banorët e ndërtesës së njëjtë, ku ka banuar 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq në Tetovë, kanë deklaruar se e ndjera ishte vazhdimisht në një presion psikologjik. Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se banorët i kanë treguar se nga banesa e vajzës ishin dëgjuar vazhdimisht britma, dhe se së fundi e stresonte dikush shumë atë. “Kjo i bie se nuk është një vetëvrasje e zakonshme siç po mundohen ta trajtojnë institucionet”, ka thënë Ademi. Daorsa Spahija do të varroset sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës. /Klankosova.tv