Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adem Mikullovci e luajti një shfaqje para familjes pak para se të vdiste

NULL NULL
15.09.2020 18:03

Sot në varrezat e qytetit në Prishtinë i është dhënë lamtumira e fundit artistit të paharruar për shumë gjenerata Adem Mikullovci.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qytetarë, familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të institucioneve.

Lumnie Mikullovci e përlotur ka treguar momentet e fundit të jetës së bashkëshortit të saj.

“Ka qenë sëmurë vitin e kaluar, por këtë vit ka qenë shumë mirë. Fjalët e fundit ai nuk pati kohë t’i thotë, sepse aorta abdominale e bëri të veten dhe kanë qenë dy minuta në pyetje. Por, para asaj ai e luajti një shfaqje të tekstit të tij për film. E luajti para meje, fqinjës sime, aq me emocione sa kur u krye i thashë ‘Adem, ti e luajte një shfaqje, na dhe një përjetim shumë emocional’. Aktori e ndien se i ka ardhur momenti. Ai ka jetuar me teatër dhe me film, aq ishte jeta e tij”.

“E kanë bërë të pamundurën gjithë stafi mjekësor, ambulancat, familjet, por aq ishte. Bash hiç s’e kam pritur vdekjen e tij mbrëmë, më ka tmerruar. Isha vetëm me të në shtëpi dhe përnjëherë më ka thënë ‘Unë s’jam mirë, thirrma ambulancën!’. Unë i thashë ‘Ke qenë shumë herë sëmurë, mirë je dhe do të shërohesh’ dhe e kam kapur dhe e kam mbështetur për kanape. Në ato momente e pashë që ai nuk është mirë, ia dhashë ndihmën e parë, edhe u fik, u fik, ra perdja përgjithmonë”.

Adem Mikullovci ndërroi sot jetë në moshën 81 vjeçare. Përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992, si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.