Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adelina Emini rrëfen rutinën e përditshme: Nga ecja në park te momentet me prindërit dhe mbesat (VIDEO)

NULL NULL
27.08.2025 11:03

Ekonomistja Adelina Emini sot në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova pati një paraqitje më ndryshe se herave të tjera.
Ajo për gazetaren Blerina Shoshi ndau rutinën e saj, duke treguar se ditën e nis që nga ora 06:00 e mëngjesit.

“Mëngjesin e shfrytëzoj për të bërë ecje të shpejtë ose edhe vrap në Parkun e Gërmisë. Bekimi më i madh i ditës është kafja me prindërit, të cilët sot nuk e kam takuar, por e kam bërë me ty,” tha ajo.

“Ajo është koha që e shfrytëzoj për ta kaluar me prindërit. Nga aty kthehem dhe merrem me punë që ushtroj në Radio Televizionin e Kosovës. Kohë ndaj edhe me mbesat e mia gjatë ditës, të cilat më plotësojnë jashtëzakonisht shumë,” shtoi Emini.

Ajo theksoi se ndan kohë edhe për miqtë brenda ditës, përkundër punës, angazhimeve dhe obligimeve që ka. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme