Adele tregon nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë NULL NULL 04.07.2022 10:12 04.07.2022 10:12 Adele ka folur për zgjerimin e familjes së saj. Në një intervistë të re, artistja 34 vjeçare zbuloi nëse ka në plan të ketë më shumë fëmijë në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv. Adele tashmë është nënë e djalit 9-vjeçar Angelo, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Simon Konecki. “Unë patjetër do të doja disa fëmijë të tjerë”, tha Adele në Desert Island Discs të BBC Radio 4. “Do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, unë kam Angelon”. Në një intervistë tjetër të fundit, i dashuri i Adelës, Rich Paul, foli gjithashtu për të pasur më shumë fëmijë. Ndër të tjera në intervistë, Adele ka reflektuar edhe për divorcin e saj nga Simon, me të cilin ishte e martuar nga viti 2018 deri në vitin 2021. “Nuk ka qenë kurrë vërtet e ndërlikuar sepse ne jemi miq kaq të mirë. Nuk ka probleme dhe nuk ka pasur probleme, kështu që mendoj se ishte më e lehtë të sigurohesha që kjo të mos ndodhte”, tha Adele.