Adele shtyn koncertet në Las Vegas për shkak të përhapjes së koronavirusit (VIDEO) NULL NULL 21.01.2022 08:31 21.01.2022 08:31 Adele është detyruar të shtyj qëndrimin e saj tre mujor në Las Vegas pasi rastet me COVID-19 janë rritur. “Më vjen shumë keq, por shfaqja nuk është gati”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram. “Ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dërgesave dhe koronavirusi. Gjysma e ekuipazhit tim janë të prekur nga COVID-i”, shtoi këngëtarja. Rezidenca, e titulluar Weekends with Adele, do të fillonte më 21 janar në Colosseum, në kazinonë Caesars Palace. “Jam e mërzitur dhe më vjen keq që është momenti i fundit. Ne jemi zgjuar për më shumë se 30 orë tani dhe na ka mbaruar koha. Jam shumë e mërzitur dhe më vjen shumë keq për të gjithë ata që udhëtuan për të arritur këtu”, u shpreh ajo. “Ne do t’i riplanifikojmë të gjitha datat, ne jemi duke punuar tani … Unë do ta përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë”. Rezidenca e Adele është pritur shumë nga fansat dhe kritikët, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv. Vegas do të shënojë gjithashtu një zhvendosje drejt shfaqjeve më intime për një artiste të njohur për stilin e saj bisedor të turneut, me rezidencën që do të zhvillohet në një vend relativisht të vogël me 4100 vende krahasuar me turneun e mëparshëm botëror të Adele. All dates will be rescheduledMore info coming soon💔 pic.twitter.com/k0A4lXhW5l — Adele (@Adele) January 20, 2022