Adele mban në kornizë çamçakëzin e Celine Dion (VIDEO) NULL NULL 21.10.2021 19:30 21.10.2021 19:30 Këngëtarja britanike që së shpejti pritet të publikojë albumin e saj më të ri muzikor, Adele, është intervistuar nga revista Vogue si pjesë e rubrikës “73 pyetje”, ku ajo foli rreth zhvendosjes në Los Angeles, albumit të ri, djalit të saj, etj. Por, ajo që u veçua nga kjo paraqitje e saj ishte një kornizë që këngëtarja mban në shtëpi, të cilën tha se ia dhuroi prezantuesi James Cordon. “James Cordon, duke e ditur se sa fanse e madhe e Celine Dion jam unë, kur e kishte të ftuar në emisionin e tij Carpool Karaoke, e detyroi ta hiqte çamçakëzin, të cilin fillimisht e la në një letër, e më pas e vendosi në kornizë”, u shpreh Adele gjatë intervistës, duke e bërë gazetarin të qeshte.