Adele e riplanifikoi datën e koncertit të anuluar NULL NULL 18.08.2016 17:23 18.08.2016 17:23 Adele ka lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e datës së koncertit në Phoenix të Arizonas, pasi u anulua të mërkurën për shkak të sëmundjes, transmeton Klan Kosova. Këngëtarja 28 vjeçare e postoi një video ku shihet duke i kërkuar falje fansave dhe duke i premtuar se do ta riplanifikonte këtë koncert të anuluar. Ashtu edhe ndodhi, meqë ajo në Instagram sot ka bërë të ditur se e ka caktuar datën 21 nëntor për të njëjtin koncert në Phoenix.