Adele drejt çmimit për “Artistja e vitit” në BBC Music Awards NULL NULL 12.12.2016 12:00 12.12.2016 12:00 John Legend, Robbie Williams dhe Craig David, janë në mesin e yjeve që do të performojnë në BBC Music Awards sot. Kaiser Chiefs, The 1975, Lukas Graham, Emeli Sande, Zara Larsson dhe Izzy Bizu janë gjithashtu pjesë e skenës, transmeton Klan Kosova. Në këtë ceremoni, Adele do të konkurrojë me Calvin Haris, Coldplay, David Bowie dhe Jess Glynne për “Artisti i vitit”, ndërkohë që hiti i Adele “Hello” është edhe në listën e ngushtë për këngën e vitit, së bashku me “One Dance” të Drake dhe “Sorry” të Justin Bieber. Michael Buble ka qenë personi i cili do ta drejtonte këtë ceremoni, por u tërgoq disa ditë pasi djali i tij trevjeçar Noah është diagnostikuar me kancer. Shfaqja do të drejtohet nga Fearne Cotton dhe Claudia Winkleman. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.