Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adaptoi qenin që e shpëtoi nga sulmuesit

NULL NULL
20.08.2015 10:16

 

Një turiste britanike gjatë qëndrimit në Greqi, dy djem dëshën që ta përdhunojnë.

Mirëpo dy sulmuesit nuk e arritën qëllimin e tyre, sepse ajo u shpëtua nga një qen, transmeton Klan Kosova.

Tani Georgia Bradley, ka shpenzuar shumë para vetëm që ta adaptonte këtë qen që i shpëtoi jetën.

Bradley tregon për momentin kur u sulmua nga dy meshkuj në plazh.

“Vendosa që të ecja rreth detit, kur dy djem erdhën dhe më ngacmonin tërë kohën për të pirë kafe me ta, dhe unë tërë kohën i refuzoja”.

“Më pas një prej djemve më kapi për krahu me dhunë dhe më bërtiste”, tha Bradley.

Ajo gjithashtu u shpreh, se nga ajo situatë me siguri që qeni e kishte vërejtur që diçka nuk ishte në rregull dhe i kishte sulmuar dy meshkujt.

Bradlej pasi që u kthye në shtëpinë e saj në Britani të Madhe, nuk mund ta largonte mendjen nga “shpëtimtari i saj”.

Ajo menjëherë u kthye prapë për ta kërkuar, dhe i’u deshën 21 ditë dhe një mal me para që ta merrte me vete në shtëpi.

 

qeni2

lajme të ngjashme