Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AC Milan afër transferimit të Mario Gotze

NULL NULL
25.05.2020 12:07

AC Milan është afër transferimit të lojtari që ia mundësoi Gjermanisë fitimin e Kampionatit Botëror në vitin 2014-të.

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Mario Gotze, planifikon të largohet përfundimisht nga “Signal Iduna Park”, në fund të këtij sezoni.

Seria A pritet të jetë destinacioni i rradhës i “organizatorit” gjerman, me Milanin si klubin më të interesuar.

Drejtori i Lepizigut, Ralf Rangnick, pritet të marr dretimin e Milanit këtë verë, dhe ai ka një simpati të madhe për yllin e Dortmund.

Një nga problemet ishte paga e lojtarit, por mediat sportive gjermane bëjnë të ditur se Gotze është gati të pranojë zvogëlimin e pagës.

Gotze merr tetë milionë euro në sezon me Dortmundin por tek Milani do duhet të pajtohet me kontratë që sillet rreth tre deri në katër milionë euro për sezon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.