Abrashi e Haziri me marrëveshje për ndërtimin e shtëpive të të pastrehëve NULL NULL 04.05.2017 10:58 04.05.2017 10:58 Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka firmosur marrëveshje bashkëfinancimi me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim adekuat në Komunën e Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Abrashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook. “MPMS ka përkrahur shumë komunat, dhe këtë vit presim që rreth 100 familje të pranojnë banesat e shtëpitë e tyre të reja”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova