Abelard Tahiri: Konfiskimi i pasurisë do t’i dërrmojë të korruptuarit kudo që janë NULL NULL 21.08.2019 15:59 21.08.2019 15:59 Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë vizituar Depon Qendrore të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, në të cilën gjenden asetet e konfiskuara dhe të sekuestruara nga ana e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Tahiri tha se vlera e aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara deri më tani ka arritur rreth 40 milionë euro. “Konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë dhe do të mbetet prioritet themelor edhe në të ardhmen dhe instrument kryesor në luftën tonë kundër korrupsionit”. “Gjithë kjo është arritur falë miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës të Ligjit të ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, dhe vendosmërisë së kryetarit Veseli për angazhim dhe mbështetjen e tij për prioritizimin e kësaj agjende jashtëzakonisht të rëndësishme për institucionet e rendit dhe ligjit”. Ai theksoi se efektet e zbatimit të Ligjit të ri po vërehen dukshëm dhe që nga hyrja në fuqi në fillim të vitit 2019. “Me ligjin e ri, kemi hapur front të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Grupet kriminale dhe të korruptuarit jetojnë duke shfrytëzuar pasurinë e fituar me krim e korrupsion prandaj nuk është e mjaftueshme vetëm kapja dhe ndalimi i tyre por edhe konfiskimi i secilës pasuri të paligjshme. Me konfiskimin e pasurisë, do t’i dërrmojmë ata, kudo që janë, si në sferën e biznesit, politikës apo veprimtarisë kriminale”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë