Abdullahu: Për një ditë 50 mijë kosovarë refugjatë ishin kthyer në Kosovë, brenda 20 ditësh gjysmë milioni (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 22:22 12.06.2025 22:22 Historiani Durim Abdullahu, në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se Lufta në Kosovë është lufta më e dokumentuar në shekullin e 20, që e sfidon madje edhe Luftën e Dytë Botërore. Për më tepër, Abdullahu thotë se nuk ishte thjesht një luftë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë në anën tjetër, por një luftë ku janë përfshirë 19 shtete anëtare të NATO-së, që janë përfshirë direkt në fushatën e bombardimeve, dhe shtete të tjera si Rusia, pjesërisht edhe Kina që kanë pasur rolin e tyre në këtë luftë”. Sipas Abdullahut, në gjithë botën janë 7700 tituj për luftën e Kosovës. Derisa një element tjetër që duhet theksuar sipas tij, është intensiteti dhe paparashikueshmëria e kthimit të shpejtë të refugjatëve në Kosovën e çliruar. Dita kur janë kthyer më së shumti ishte 25 qershori, me rreth 50 mijë shqiptarë të kthyer. “Denduria e ngjarjeve të gjysmës së dytë të qershorit `99 është shumë e madhe. Gjithashtu një element shumë i rëndësishëm që e bënë krejt specifik luftën e Kosovës është intensiteti tepër i shpejtë dhe i paparashikueshëm i kthimit të refugjatëve në Kosovë. Sipas të dhënave nga UNHCR mbi 865 mijë shqiptarë ishin larguar nga Kosova”. “Shumica e tyre, 450 drejt Shqipërisë, 240 mijë drejt Maqedonisë dhe 70 mijë drejt Malit të Zi. Në dy tri javët e para janë kthyer shumica. Dita kur janë kthyer më së shumti është 25 qershori, 50 mijë shqiptarë janë kthyer brenda Kosovës vetëm me këtë datë. Ndërkohë që 4 ditët pasuese, deri me 1 korrik bëhet gjysmë milioni i të kthyerve në Kosovë. I bie rreth 100 mijë mesatarisht brenda ditës të kthyer”, tha Abdullahu në Rubikon të Klan Kosovës. Sipas Abdullahut, UNHCR nëpër kampet e refugjatëve kërkonte që të mos nguten për tu kthyer vullnetarit po të pritej deri sa të njoftonte kjo organizatë pasi që ekzistonte rreziku i madh nga minat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.