Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdullahu (PDK): Kurti synon t’i shtyjë zgjedhjet në pakufi – pa dhënë llogari

NULL NULL
19.03.2026 23:49

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me veprimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Abdullahu ka theksuar se, sipas tij, qasja e Kurtit ndaj opozitës pritet të bëhet më e ashpër në periudhën në vijim.

“Duket se prirja e z.Kurtit për ta fajësuar opozitën tash e tutje do të jetë shumë më agresive, për shkak se të gjithë ne jemi duke e kuptuar çfarë loje po luan, edhe opozita, edhe qytetarët, edhe intelektualët, edhe për OJQ-të”.

“Kryeministri aktual është i vetëdijshëm se kjo është leqe e madhe për mendësinë e tij qeverisëse dhe politike, prandaj do të jetë agresiv në atë që bën, më së shumti për t’i shtyrë zgjedhjet në pakufi, të mos jep llogari, ky është qëllimi i tij”, tha ai.

Abdullahu ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, trajtohen çështje të ndjeshme politike, duke përmendur veçanërisht Asociacionin.

Në lidhje me këtë, ai tha se Kurti merr pushtet jo për të qeverisur, por siç tha, për të qenë në Qeveri, pa dhënë llogari.

“Edhe nëse vepron për t’i pranuar ato, për të bërë lëshime, bën duke u kamufluar me gënjeshtra dhe duke i jetësuar copa-copa, që po i vure si “puzzle” dalin se s’është asgjë tjetër veç pushtet i tretë, veç Asociacion, veç vetmenaxhim, të cilat ky i ka bërë edhe më herët, prandaj merr pushtet jo për  të qeverisur, por për të mbetur në Qeveri, pa dhënë llogari”, tha ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme