Abdullahu: Mustafa ka ambicie për postin e presidentit, po bëhen kalkulime të ndryshme nga LDK-ja

Abdullahu: Mustafa ka ambicie për postin e presidentit, po bëhen kalkulime të ndryshme nga LDK-ja

NULL NULL
1 muaj më parë

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po pretendon që të pasojë Hashim Thaçin në postin e të parit të shtetit.

“Ka apetite të shtuara për postin e presidentit. Ka ndeshje të interesave të ndryshme klanore, personale. Kam përshtypjen që Mustafa, ka ambicie që të bëhet kryetar i shtetit dhe që të zëvendësojë Thaçin. Po bëhen kalkulime të ndryshme edhe në LDK, e cila ka ofruar Mustafën që të jetë kandidat”.

“Natyrisht që nuk po e tregojnë dhe nuk po e thonë në mënyrë të hapur, por është duke u punuar në këtë drejtim. Nëse shikohen veprimet që janë ndërmarrë, po ma merr mendja që Mustafa ka pretendime të mëdha për të qenë kryetar i shtetit”.

Abdullahu në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se Mustafa sipas tij, e ka një plan të caktuar se çfarë do të bëjë.

“LDK-ja nuk po e fsheh që po e do kandidatin e vet për kryetar shteti. Do të bëjë marrëveshje më kë të mundet. Ka një element të rëndësishëm në këtë aspekt, i cili është fakti që LDK dhe Mustafa po e paraqesin PDK-në, si forcë politike që është në opozitë, por e cila mezi po pret që të hyjë në pushtet”.

Sipas Abdullahut, LDK-ja e ka një qëllim pse po dëshiron që ta paraqesë në këtë mënyrë PDK-në.

“Për ta amortizuar kërkesën e AAK-së, që të bëhet president Haradinaj, për ta bërë këtë LDK po i thotë tërthorazi AAK-së, që ju mund të insistoni, ne s’ju përkrahim dhe nëse largoheni nga qeveria nuk prishet; ngase është dikush tjetër që mezi pret të vijë në pushtet dhe të marrë pushtetin”, është shprehur ai.