Abdixhiku: Vehbi Kajtazi gjeti veten të cenuar nga pushteti (VIDEO) NULL NULL 31.10.2024 21:50 31.10.2024 21:50 Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është solidarizuar me gazetarin Vehbi Kajtazi, pasi këtij të fundit sipas policisë, sot në makinën e tij u gjet një pajisje e dyshuar si GPS. Lidhur me këtë, në “Rubikon”, Abdixhiku shprehet se Kajtazi sot u cenua nga pushteti e nga fjala e lirë, njofton Klankosova.tv. “Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë, për gazetarin Vehbi Kajtazi, me të cilin ndaj mospajtimet më të mëdha për çështje bazike, por i cili sot ka gjetur veten të cenuar në shprehjen e lirë. Po flas për një qeveri që sulmon mediat, këtë studio ka dashur ta mbyllë, Klan Kosovën dhe juve ka dashur të iu mbyllë, bizneset t’i shantazhojë e t’i kërcënojë, partitë shqiptare i ka distancu duke bërë thirrje se janë me Vuçiqin”, u shpreh kandidati për kryeministër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 3 orë më parë