Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik për Kosovën

NULL NULL
04.07.2025 10:22

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Përmes një postimi të LDK-së në Facebook, Abdixhiku theksoi se 4 Korriku i vitit 1776 nuk është vetëm data e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, por edhe simbol i luftës për liri, demokraci dhe të drejta universale për të gjithë popujt në botë, transmeton Klankosova.tv. 

“SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje.
Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm.
Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Në këtë ditë të madhe, në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin tim personal, uroj Qeverinë dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve!”, shkruhet tutje në postim./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.