Abdixhiku uron festën e 28 Nëntorit NULL NULL 28.11.2021 11:13 28.11.2021 11:13 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në këtë datë e ditë historike kujtojnë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë. “28 nëntori para se të jetë festë, ka qenë motiv i yni kolektiv. Prandaj, sot, në liri, kjo datë e kjo ditë na kthen e mbanë përherë tek gjithë patriotët tanë, burrat e gratë më të shquar të vendit, që dhanë jetën në altarin e lirisë. Na kthen tek gjeneratat e tëra, që – secila në mënyrën e vet – mirëmbajtën gjallë aspiratën tonë të patjetërsueshme, për liri e shtetësi”. “Sot, forcimi i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur e sovran, i fortë dhe i drejtë, i zhvilluar dhe i barabartë, pjesë e familjes euroatlantike është akti më i lartë patriotik që gjeneratat e tashme dhe të ardhme duhet ta kenë. Lidhja Demokratike e Kosovës, mbetet gardian i një rrugëtimi të tillë, të pashterrshëm, të pandalshëm, të patjetërsueshëm”,ka thënë Abdixhiku.
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023