Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur pengesë me procedurë të fshehtë NULL NULL 28.06.2025 18:58 28.06.2025 18:58 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, bënë thirrje që të arrihet konsensus politik për ta kaluar ngërçin institucional. Abdixhiku u shpreh se kërkuan që t’u jepet e drejta të votojnë për, kundër ose abstenim për kandidatët që propozohen dhe tha se në emër të LDK-së, do të votonin kundër me 20 vota për kandidatin që do ta propozonte VV-ja. “Në këtë periudhë ata kanë vendosur një pengesë që është procedura e fshehtë, që për vendimin e Gjykatës Kushtetuese bëhet e qartë se nuk është kushtetuese, është e paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës, prandaj nuk mund të marrim pjesë në shkelje të Kushtetutës pas këtij aktvendimi”. “I bëjmë thirrje edhe një herë që të na jepet e drejta për votim. Deputetët e kuvendit s’e kanë këtë të drejtë. Përderisa insistohet në një procedurë që është jokushtetuese tani, neve po na pamundësohet e drejta për votim”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai u shpreh se VV-ja për kryetarin e kuvendit i ka 3 vota nga Nisma dhe 3 emra të tjerë nga AAK-ja, e që sipas Abdixhikut, ka mundësi për gjetje të zgjidhjes por “mungesa e vullnetit është çështje e orientimit politik”. “Pavarësisht gatishmërisë për të pasur një konsensus politik, insistimet në pozicionet paraprake të VV-së e bënë të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje. Ajo që dëgjuam deri tani, ishin të njëjtat pozicione që na kanë këtu deri tash”. “Në ndërkohë ka ndodhur një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i cili nuk mund të injorohet kaq thjeshtë. Kosova vazhdon të mbetet në krizë nga partia e parë e cila i ka 48 deptuetë dhe nuk do të bëjë një shumicë dhe nuk e kupton përgjegjësinë e kësaj shumice”. “Pas 30 ditëve futemi në një gjendje të paqartë historike për Kosovën. Pas 30 ditëve do të duhej një interpretim i ri”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 30 minuta më parë