Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për koronavirusin

NULL NULL
02.04.2020 17:06

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka takuar Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e koronavirusit si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Abbott përgëzoi Abdixhikun për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për dy javë, në mënryë të organizuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.