Abdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional NULL NULL 09.07.2025 18:58 09.07.2025 18:58 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi Abidixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq. Bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional, të shkaktuar sipas LDK-së, nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend, Lëvizjes Vetëvendosje. “Kryetari Abdixhiku ritheksoi nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić biseduan edhe për rëndësinë e përkrahjes dhe përfaqësimit të komunitetit kroat në Kosovë, si dhe nevojën për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ato nga niveli lokal ku LDK udhëheq komunën përkatëse”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në njoftim thuhet se Abdixhiku theksoi përkushtimin e partisë së tij për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shumicë dhe pakicë, si gurëthemel i stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë. “Kryetari Abdixhiku gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme që shteti mik kroat i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në arenën ndërkombëtare dhe në proceset integruese”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë