Abdixhiku takohet me stafin shëndetësor në Viti, u premton ndërtimin e QKMF-së së re NULL NULL 13.01.2025 15:50 13.01.2025 15:50 Lumir Abdixhiku në Viti - Foto EO Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të hëne mbajti takim me stafin shëndetësor të QKMF-së në Viti. Para tyre, Abdixhiku u zotua se do t’ua rris pagat dhe do të ndërtojë një spital të ri në Prishtinë me një investim prej 500 milionë euro, transmeton Klankosova.tv. “Ka dy vite që e kemi shkruar programin ‘Rruga e Re’. Fillimisht zotimi jonë është rritja e vlerës së koeficientit ku në javën e parë do ta bëjmë 150 euro. Fillimisht do ta dërgojmë rishikimin e buxhetit në Kuvend e që do të votohet nga shumica parlamentare, ndërsa brenda pak javësh do ta bëjmë 150 euro koeficientin e pagave për zyrtarët publik. Zotimi i dytë ka të bëjë me ndërtimin e spitalit të ri në Prishtinë me një investime prej 500 milionë euro në një lokacion të ri”, u shpreh Abdixhiku. Atje, Abdixhiku premtoi ndërtimin e një QKMF-je të re. Ai premtoi edhe sigurime shëndetësore për qytetarët. “Interesim i madh i stafit shëndetësor në Viti, për programin dhe zotimet tona në fushën e shëndetësisë. Në QKMF-në ‘Nëna Terezë’ në Viti, së bashku me Sokolin dhe drejtoreshën Vjollca Kadolli, shpalosëm zotimet tona për sektorin e shëndetësisë para një takimi me pritje plot të ngrohtë! Nga Spitali i Ri i Kosovës; te pagat më të larta me koeficient 150; te një QKMF e re në Viti, sistem i digjitalizuar shëndetësor e sigurime shëndetësore me premiume 3.5% plus 3.5%, punësim e specializim i garantuar për të diplomuarit e mjekësisë – këto janë qëllimet tona. Do t’i bëjmë sepse shëndetësinë e kemi prioritet kombëtar! Sepse ndryshimi është domosdoshmëri!”, tha kandidati për kryeministër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë