Abdixhiku takim me qytetarë në Klinë: Entuziazmi i tyre, shtytje e madhe për ne NULL NULL 04.01.2025 17:49 04.01.2025 17:49 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me qytetarët në Caravik të Klinës. Ai është shprehur se entuziazmi i tyre, siç u shpreh ai, ishte një shtytje e madhe, përcjell Klankosova.tv. “Rrugës, u ndalëm në fshatin Caravik të Klinës. Aty, në ambientet e familjes Krasniqi, na pritnin qytetarë të shumtë të këtij fshati. Entuziazmi i tyre, ishte shtytje e madhe për ne! Mbështetja popullore ndërsa, që po na vjen në çdo anë, nga ata që qëndruan me ne e nga ata që po i kthehen shtëpisë së madhe – shtëpisë së tyre – është shenjë e fitores së re”. “Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë! Një e shtunë përplot takime. Vazhdojmë për në Has”, ka shkruar Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.