Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: Populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin zot vendit

NULL NULL
16.09.2021 20:28

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në hapjen e fushatës zgjedhore tha se më 17 tetor qytetari duhet ta refuzojë populizmin.

Abdixhiku tha se populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin zot vendit.

“Më 17 tetor refuzoni popullizmin. Fjalët e thata s’bëjnë punë.  Populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve dhe keqpërdoruesve”.

Ai theksoi se duhen kryetarë dhe këshilltarë komunalë që kanë energji për punë dhe dashuri.

“Sot neve dhe juve na duhen kryetarë dhe këshilltarë që dinë edhe duan. Që janë edhe të pastër edhe të ditur. Që kanë energji për punë sa kanë dashuri për qytetarët e vet. Që kanë respekt “.

LDK hapjen e fushatës zgjedhore e ka bërë në mënyrë digjitale për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.