Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku për votimin e fshehtë: Kemi pasur një veprim arbitrar të më të moshuarit të Kuvendit

NULL NULL
02.07.2025 16:07

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani foli në lidhje me votimin e fshehtë në Kuvend.

Për këtë çështje, ai tha se kemi pasur një veprim arbitrar të më të moshuarit të Kuvendit, përcjell Klankosova.tv.

“Deri më tani ne kemi pasur një procedurë dhe një praktikë paraprake, më pas kemi pasur një veprim arbitrar të më të moshuarit të Kuvendit, i cili pa pyetur askënd, pa respektuar asnjë procedurë ka vendosur një ditë pas shtatë seancave që të kalojë në votim të fshehur  dhe kjo tani përbën edhe shkelje kushtetuese”, u shpreh tutje Abdixhiku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.