Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike NULL NULL 02.07.2025 15:56 02.07.2025 15:56 Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. Ai u shpreh se presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike, përcjell Klankosova.tv. “Tashmë e dini dhe pozicionin tonë të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth çështjes aktuale të konstituimit të institucioneve të Republikës. Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përketë mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përketë thelbit të problemit”. “Thelbi i problemit është se i takon partisë së parë, grupit më të madh parlamentar, deputetit Kurti si prijës i këtij grupi që të propozojë, por njëkohësisht edhe të krijojë shumicën parlamentare dhe në këtë vijë ne presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike e më pas për respektim të domosdoshëm të procedurave kushtetuese që tashmë janë edhe rregulla ligjore”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025