Abdixhiku-Osmanit: Nuk reagohet ndaj BE-së me konferenca për shtyp (VIDEO) NULL NULL 21.10.2021 21:50 21.10.2021 21:50 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të reagojnë ndaj Bashkimit Evropian me anë të konferencave për media. Ai në Rubikon të Klan Kosovës foli kështu pasi u pyet se si e komenton konferencën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk u pajtua me rekomandimet e raportit të Komisionit Europian sa i përket çështjes së Vettingut. “Raportet e tilla besoj se nuk duhet të komentohen me konferenca për shtyp, kjo është ndoshta përballja e parë e një pushteti të ri në të gjitha nivelet që mëson për një autoritet më të lartë në Bruksel që nuk ka relacione barbartësie me Kosovën”. “Institucionet tona duhet të kishin kanale zyrtare të komunikimit me këto institucione qoftë edhe për pakënaqësitë, beteja publik me institucionet e tilla është e pavend dhe nuk sjell asgjë risi. Nuk e shoh rruge të parë të mundshme para shtrimit të komunikimeve zyrtare për të ngritur vërejtjet e veçanta çfarëdo qofshin ato. Ky pushtet duhet të mësohet me një autoritet të plotë të BE-së ndaj Kosovës”,ka thënë Abdixhiku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 47 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë