Abdixhiku nesër do të votojë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë NULL NULL 08.02.2025 10:30 08.02.2025 10:30 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nesër do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, nga ora 09:00 Në një njoftim të lëshuar nga LDK-ja thuhet se nesër gjatë tërë ditës LDK-ja do të mbajë konferenca për media. Ndër tjera, mediat falënderohen për mbështetjen e fushatës. “Duke ju falënderuar të gjitha mediat që na keni përcjellë gjatë gjithë këtij muaji dhe drejtë e pastër keni transmetuar mesazhet tona te qytetarët, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për profesionalizmin tuaj gjatë kësaj fushate. Raportimi i saktë, i paanshëm dhe i përgjegjshëm është jetik për një demokraci të shëndetshme në vendin tonë, dhe ju keni treguar një përkushtim të madh në këtë drejtim. Prandaj faleminderit!”. /Klankosova.tv