Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku me bashkëshorten ndajnë dhurata për fëmijët e stafit të LDK-së

NULL NULL
27.12.2024 12:26
Lumir Abdixhiku
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën shpërndanë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai uron më të mirat për fëmijët e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Me Albinën, këtë mëngjes ndamë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së. Fëmijët e atyre që angazhohen secilën ditë, para e prapa ekraneve, që kjo shtëpi e demokracisë të jetë një dritë shprese për secilin. Sa shumë dashuri, gëzim e jetë!”, shkroi ai.

“Dhe jetë, këta e fëmijët e tjerë të Kosovës paçin përherë! Ju faleminderit që na zbukuruat selinë!”.

lajme të ngjashme