Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: LDK ka tjetër vizion, atë të zhvillimit dhe mirëqenies

NULL NULL
04.08.2024 12:39
Kryetar i LDK-se, Lumir Abdixhiku
Kryetar i LDK-se, Lumir Abdixhiku; Foto: Facebook;

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar t’i prezantojë projektet që po zhvillohen në komunat që qeverisen nga kjo parti.

Sot, ai ka zgjedhur që ta prezantojë rrugën e re që po ndërtohet në Istog, nga Bjeshkët e Moknës, e cila është e gjatë 19.1 kilometra.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka tjetër vizion, atë të zhvillimit dhe mirëqenies.

“Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet”, tha Abdixhiku.

Komuna e Istogut, udhëhiqet nga Ilir Ferati, i Lidhjes Demokratike.

lajme të ngjashme